Mats Humels i jashtëzakonshëm, zgjidhet “Lojtari i ndeshjes” në të dy takimet ndaj PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 23:17

Mats Humels i jashtëzakonshëm, zgjidhet “Lojtari i ndeshjes” në të dy takimet ndaj PSG-së

Mats Humels ka qenë protagonisti absolut i kualifikimit të Borusia Dortmund në finalen e Ligës ë Kampioneve. Qendërmbrojtësi gjerman, u tregua një lider i vërtetë në të dy sfidat ndaj PSG për të ndihmuar ekipin e tij që të siguronte kualifikimin në finalen e “Uemblit”.

adssdad

Një paraqitje që në ndeshjen e dytë ai e kurorëzoi me golin e fitores 1-0 në Paris dhe që i dha edhe vlerësimin si “Lojtari i ndeshjes” nga paneli i UEFA-s për këtë takim që është historik për mbrojtësin, pasi ai arriti të shkonte për herë të dytë në karrierën e tij në finalen e një turneu të tillë.

Si për ironi të fatit, mbrojtësi ishte vlerësuar me të njëjtin çmim edhe në ndeshjen parë që skuadra e tij fitoi me shifrat 1-0 në Dortmund, duke u bërë protagonisti absolut i ecurisë fantastike të skuadrës së tij që kundër çdo parashikimi arriti në finalen e madhe..

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"