E kërkojnë gjigandët e Europës, klubi i Premier Ligës i vë çmimin yllit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 22:18

E kërkojnë gjigandët e Europës, klubi i Premier Ligës i vë çmimin yllit të tij

Trajneri i Njukasëll Junajtid, Edi Houe, ka zbuluar detaje të klauzolës së lirimit prej 100 milionë paund (125 milionë dollarë) të Bruno Guimaraesh.

Bruno-Guimaraesh-ne-fitoren-ndaj-Aston-Villes-me-3-1

Guimaraesh ka tërhequr shumë vëmendje nga klubet e tjera europiane falë formës së tij këtë sezon. Është raportuar se Njukasëll mund të marrë oferta nga Mançester Junajtid , PSG dhe Mançester Siti , ndër të tjera. Trajneri i Njukasëll ka zbuluar një detaj të veçantë në kontratën e Guimaraesh që do t’i kursejë klubit shumë kohë në verë.

Duke folur për mediat, Houe tha : “Duke qenë se kjo ishte planifikuar dhe strukturuar mirë në kuptimin që ka një pikë përfundimi. Ne nuk duam një verë spekulimesh. Unë nuk mendoj se kjo do të ishte e shëndetshme për lojtarin ose për ne. Ne duam të mbajmë Brunon. Ne duam të ndërtojmë ekipin tonë rreth tij. Ai është një pjesë integrale e asaj që po bëjmë. Forma e tij ka qenë shumë e mirë. Ai duket shumë i lumtur dhe i vendosur këtu. Shpresoj që të qëndrojë në skuadër, por ne nuk e kontrollojmë këtë, kështu që do të shohim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"