Stojanoviç dhe Krymi, dy dilemat e vetme të Brdariç kundër Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 15:06

Stojanoviç dhe Krymi, dy dilemat e vetme të Brdariç kundër Tiranës

Vllaznia do të luftojë deri në fund për vendin e parë, pasi e ka shkurtuar diferencën në vetëm dy pikë nga Egnatia.

VLLAZNIA

Edhe pse kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”, kuqeblutë duan të provojnë shanset deri në fund për kreun. Të mërkurën në “Air Albania” luajnë një ndeshje shumë delikate kundër Tiranës, që gjithashtu kërkon të bëhet pjesë e katërshes.

Trajneri Tomas Brdariç ka marrë sinjale të qarta nga skuadra në fitoren e fundit kundër Dinamos, qoftë në aspektin pozitiv, por edhe në atë negativ, pasi loja e kuqebluve nuk ishe bindëse dhe tri pikët erdhën vetëm në kohën shtesë.

Megjithatë, në këtë fund të kampionatit rëndësi kanë pikët dhe në kampin kuqeblu janë të bindur se skuadra i ka të gjitha mundësitë për të luftuar për titull.

Në prag të ndeshjes me bardheblutë, shqetësimet e vetme të trajnerit janë qendërmbrojtësi Millosh Stojanoviç, që ka munguar në dy sfidat e fundit për shkak dëmtimi, si dhe mesfushorit Ardit Krymi, i cili gjithashtu nuk ishte kundër Dinamos për probleme fizike. Të dy kanë shumë pak shanse për të qenë të gatshëm të mërkurën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"