Analiza/ Nga trajneri tek tifozët dhe rezultatet, njihuni me 3 hallet e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 13:31

Analiza/ Nga trajneri tek tifozët dhe rezultatet, njihuni me 3 hallet e Milanit

Milani, ekipi, klubi, tifozët tani udhëton në tre nivele të dallueshme, me shpejtësi të ndryshme, në drejtime të kundërta.

milanh

Në fushë mezi ecën, në seli merr kohë, në tribuna proteston. Dhe kjo vetëm mund të nxisë një kaos që e bën fundin e epokës së Piolit jashtëzakonisht dramatik duke folur sportivisht me trajnerin tashmë në pension të detyruar të paguajë për gabimet e tij. Tifozët e kanë fituar betejën #nopetegui, por tani nguten, kërkojnë qartësi, kërkojnë Konten dhe ndërkohë bëjnë ç’të munden, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për një tjetër sezon të mbyllur pa gëzime. Një protestë që klubi u detyrua ta merrte parasysh dhe ta pranonte, duke e hedhur poshtë kandidaturën e trajnerit spanjoll.

SITUATA – Po tani? Është e vërtetë që nuk ka asgjë më konkrete për t’i hequr këtij fundi sezoni me objektivin minimal të kualifikimit në Champions të arritur tashmë, por ka ende fytyrë dhe krenari për t’u ruajtur. Një zgjedhje e qartë, e shpejtë, vendimtare do të ndihmonte për të dalë nga ky “qorrsokak” sportivo-administrativ dhe për të planifikuar në kohë sezonin e ardhshëm. Por është pikërisht një vendim kaq i rëndësishëm që luhatjet në rang drejtuesish nuk ndihmojnë që të merret. Dhe kështu, nga ora në orë, lista e trajnerëve përditësohet dhe bursa luhatet, duke mbajtur në nivele të larta matësin e pasigurisë.

RRETH STOLIT – Deri më sot, rruga që të çon te trajneri i preferuar është ajo që më shumë kërkohet nga publiku por njëkohësisht ajo që ka më pak gjasa të ndiqet. Ka më shumë kundërshti se sa në favor në lidhje me emrin e Antonio Kontes. Kjo tani është e dukshme. Ka nga ata që sponsorizojnë Marselo Gazhardon, që aktualisht drejton në Arabinë Saudite dhe ulet në stolin e Al-Itihadit. Më pas janë edhe ata që shtyjnë për një zgjidhje portugeze, me Fonsekën dhe mbi të gjitha Konseisaon. Dhe më pas nuk mungojnë sondazhet për De Zerbin, Motën, madje edhe Sarrin.

Pa harruar Van Bomelin. Ndoshta kaq shumë emra përfaqësojnë vetëm një perde tymi për të mashtruar opinionin pasi brenda bordit drejtuesi kuqezi ka më shumë të ngjarë të ketë mungesë uniteti në qëllim. Por është e qartë se duhet të arrihet në një sintezë, qoftë edhe shpejt, për të sqaruar gjithashtu se kush i mban frenat e klubit. Ngjarjet aktuale thonë se sot kuotat e Konseisaos janë të larta, pasi ai është gati të çlirohet nga Porto për të ardhur në Milano. Por është ende e parakohshme që ky plan të konsiderohet i qëndrueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"