Kapiteni Kalabria: Humbëm sezonin në 10 ditë, por Milani di si të reagojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 12:16

Kapiteni Kalabria: Humbëm sezonin në 10 ditë, por Milani di si të reagojë

Në dy nga katër ndeshjet e fundit Milani ka pësuar gola në pesëminutat e para të lojës. Kuqezinjtë kishin pësuar vetëm një nëkëtë hark kohor në të gjithë pjesën tjetër të këtij kampionati, por nuk është vetëm kjo që shqetëson tifozët. Ka shumë aspekte epër të gjitha ka folur Davide Kalabria në një intervistë për “Guerrin Sportivo”.

davide-calabria-milan-1626167596-67141

Si do ta vlerësonit momentin që skuadra po jeton brendae jashtë fushe?

I veçantë e delikat sepse kemi kohë që nuk fitojmë dhe kjo për Milanin nuk është diçka e mirë. Të dielën i shkuam pranë fitoresmegjithatë nuk arritëm përsëri të fitonim.

Ju nuk ishit në fushë, por çfarë efekti ka mbi ekipin qëndrimi i tifozëve?

Pak e çuditshme sepse për ne janë si shtysë. Kur ke erën në favor, jep edhe më shumë se sa mund të japësh, me këtë dua të them seata kanë respektin maksimal nga ne, flas për të gjithë ekipin. Atabëjnë zgjedhjet e tyre dhe për sa më përket mua, ata e bëjnë këtëpër të mirën e Milanit. Mendoj se nuk është as e lehtë për ta tëmos mbështesin ekipin e tyre të preferuar.

Si po i përjetoni thashethemet për Piolin?

Mendoj se trajneri ka dhënë shumë vitet e fundit, ka ndryshuar një mentalitet që ka qenë më parë. Vetëm falë tij arritëm deri këtu. Kur mori skuadrën që kishte qenë jashtë Europës për njëkohë të gjatë, nuk kishte bërë gjysmëfinale të Champions, nuk edi për sa kohë, nuk kishte fituar një kampionat për 11 vjet.

Por situata nuk është edhe aq e keqe apo jo?

Duam apo nuk duam, vitin e ardhshëm Milani do të luajë sërish Champions. Ne kemi një objektiv që është vendi i dytë. Trajneri është si sfungjer, përpiqet të mos na prekë asnjë zë. Ata që enjohin mirë e dinë se sa për zemër e ka Milanin dhe këta djem për atë që i kanë dhënë vitet e fundit. Nuk e di nëse do të mbetet trajneri ynë apo jo, por mendoj se skuadra është e gjitha pas tij.

Çfarë i ka munguar këtij grupi?

Detajet që do të thotë se mund të kishim fituar disa ndeshje tëtjera. Duhet ta përballojmë çdo sfidë në maksimum, veçanërisht sepse jemi Milan. Po të kishte munguar përkushtimi atëherë do tëisha shumë i shqetësuar, por gjithmonë kemi dalë nga fusha mekokën lart. Jam i sigurt se tifozët e vlerësojnë këtë aspekt.

A ndikoi eliminimi nga Europa? Apo më shumë derbi?

Për mendimin tim peshoi fakti që në ato 10 ditë luajtëm për tëgjitha. Kishim shpresa për të luajtur për një trofe dhe dolëm meRomën, pastaj sigurisht që fitorja e Interit gjithashtu ndikoi. Nësedo të kishte fituar një ekip tjetër, ndoshta do të kishim folur për diçka tjetër, por gjithsesi jemi të trishtuar që nuk e fituam asgjë.

Çfarë mund të bëhet në finalen e sezonit?

Kanë mbetur edhe tre ndeshje ku nuk duhet të dorëzohemi. Neduhet t’i lëmë thashethemet jashtë nga “Milanello”, siç kemi bërëedhe në të kaluarën. Edhe kur gjithçka shkon mirë, ka gjithmonënjë defekt në vesh për të provuar të nxjerrësh në pah diçka qënuk po shkon mirë dhe kjo është një diçka e zakonshme, sidomosnë Itali. Përfundimi në vendin e dytë mund ta bëjë këtë sezon mëtë mirë në fund, megjithëse në fillim të sezonit synonim patjetër më shumë.

Mendoni se Milanit i mungoi personaliteti?

Nuk është se na mungon personaliteti. Ka plot djem të rinj që janëpërmirësuar shumë vitet e fundit, padyshim që ka pasur disa hapatë gabuar, por ata bëhen në ekip, si fitoret. Nuk ka asnjë gabimindividual, por një gabim ekipor dhe gjithmonë kam menduar segrupi është baza e fitoreve dhe vazhdoj të mendoj kështu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"