Nga Arnautoviç te Dumfris, ja si Marota mbledh 70 milionë euro për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 14:23

Nga Arnautoviç te Dumfris, ja si Marota mbledh 70 milionë euro për Interin

Merkato nuk duhet të ndikojë në bilanc. Ky është rregulli që e ka shpallur Interin dy herë kampion në katër sezonet e fundit dhe do të vijojë të zbatohet me rigorozitet.

Marota

E thënë ndryshe, Marota duhet të shesë përpara se të blejë dhe në krye të listës të së “sakrifikueshmëve” është Marko Arnautoviç që mes moshës dhe kontributit nuk i bind drejtuesit që synojnë ta shesin të paktën për 5 milionë euro.

Fituesi i fundit i “Tripletës” do të duhet të largohet, por jo pa keqardhje mund të sakrifikohet edhe Valentin Karboni. Të shumta klubet e interesuara për xhevahirin e rritur në akademinë e klubit e më pas të pjekur të Monza, prandaj edhe kampionët e Italisë nuk do ta lënë të largohet për më pak se 30 milionë euro. E njëjta shifër vlen edhe për Denzel Dumfrisin. Me një kontratë në skadencë pas një viti, holandezi do të duhet të shitës sepse ka kërkesa dhe nuk cilësohet si i paprekshëm për Inzagin dhe skemat e tij.

Me llogari të thjeshta, të paktën 60-70 milionë euro të cilat do t’u shtohen edhe kursimet mbi pagat e lojtarëve si Aleksi Sançes, Huan Kuadrado apo Stefano Sensi që me largimet e tyre do të lehtësojnë borderonë interiste.

INVESTIME – Pasi të bëhet një bilanc mbi mundësitë financiare, Auziol dhe Marota do të vijojnë ofensivën e tyre në merkaton e përforcimeve e cila ka nisur prej kohësh me firmat e Taremit dhe Zielinskit. Albert Gudmundson është dëshira e madhe, por nuk mungojnë edhe emra më pak të afirmuar siç mund të jenë Ilenikhena i Anversës apo Kajod i Fiorentinës. Dyshja në fjalë do të arrihej më një investim prej 20 milionësh, çka do të bënte që Interi të kishte edhe të paktën 50 milionë të tjerë për të përforcuar repartet e tjera e sidomos vijën e parë pasi siç dihet, Inzagi ka kërkuar një bateri me pesë sulmues për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"