Analiza/ Ja 5 pikat ku Real Madridi e fitoi titullin e La Liga-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 12:01

Analiza/ Ja 5 pikat ku Real Madridi e fitoi titullin e La Liga-s

Kishte kohë që Reali i Madridit nuk fitonte një titull në La Liga siç e bëri në këtë sezon.

hedh

Me një qetësi dhe një thjeshtësi vërtet për t’u vlerësuar, “los blancos” arritën të mbyllnin llogaritë katër janë nga fundi me vetëm një humbje atë në derbin e shtatorit në “Metropolitano” kundër Atletikos. Gazeta “Mundo Deportivo” i ka bërë një analizë, duke nxjerrë faktorët vendimtarë që kthyen trofeun në “Bernabeu”, i 36-ti në La Liga në historinë e klubit të bardhë.

IMUNITET NDAJ DËMTIMEVE – Një nga aspektet kyçe, pa dyshim, ka qenë imuniteti i krijuar nga ekipi i bardhë ndaj problemeve të dëmtimeve që kanë qenë të panumërta në këtë sezon. Mjafton të përmendim tre emra dhe dëmtimet afatgjatë të tyre, Kurtua, Militao e Alaba. Dy të parët janë kthyer së fundmi, ndërsa Alaba e ka mbyllur sezonin. Por gjatë ecurisë së sezonit, në situata jo të rralla, Reali e ka parë veten dhe pa Vinicius, Karvahal gjithashtu me shqetësime dëmtimesh.

PA “9” POR ME BELLINGAM – Bellingam ishte afrimi i vetëm i qenësishëm i Realit, që rezultoi dhe kyç! Të gjithë prisnin një paraqitje të mirë prej tij, por askush nuk besonte se me katër ndeshje nga fundi i sezonit, ai do të ishte në garë për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në La Liga. 18 gola, vetëm dy më pak se Dovbik.

NGA 4-4-3 NË 4-4-2 – Është koha për t’i dhënë hakën dhe Ançelotit. Ai diti të ri-shpikte veten me një ndryshim të sistemit për herë të parë pas shumë kohësh, duke kaluar nga 4-3-3 në 4-4-2.

STOLI NJË GARANCI – Ndryshe nga rastet e tjera, “los blancos” kanë pasur një stol që ka shtuar golat dhe energjinë në momentet kyçe.

PORTA E NDRYSHUESHME – Lunin dhe Kepa kanë qenë gjithashtu vendimtarë që Madridi është skuadra me më pak gola të pësuar në kampionat dhe, pavarësisht humbjes së shërbimeve të Kurtua, ata kanë treguar solidaritet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"