“Kemi dy mungesa nesër”, Mehmeti: Japim maksimumin kundër Egnatias, ja arsyeja pse Dinamo nuk po fiton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 11:28

“Kemi dy mungesa nesër”, Mehmeti: Japim maksimumin kundër Egnatias, ja arsyeja pse Dinamo nuk po fiton

Dinamo do të presë Egnatian në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri i bluve, Dritan Mehmeti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.Mehmeti

“Normalisht dihen vlerat e Egnatias, është me meritë aty ku është, kemi vlerësimin maksimal, është një ndeshje mjaft e vështirë për të dyja. Ata kanë objektivin që ta mbyllin të parët. Jemi stërvitur mirë këto dy ditë, Tahiri ka një problem me kaviljen dhe nuk do të jetë i gatshëm, edhe Smaçi nuk do të jetë nesër, por shpresoj të jetë me Teutën javën tjetër. Mendoj që do të jetë një ndeshje e luftuar, por unë besoj tek skuadra se pavarësisht rezultateve që kemi marrë javët e fundit, e kemi forcën, por duhet të jemi më të kujdesshëm për mundësitë që kemi pasi po nuk shënove nuk mund të arrish të shkosh drejt fitores.

Unë mendoj që përderisa një trajner arrin të shkelë zonën e kuqe dhe kemi pasur 6 raste të mira për të realizuar është e gjitha tek qetësia dhe mënyra se si futbollistët realizojnë golin. Presioni është gjatë gjithë kohës, është vetë kampionati i tillë pasi të gjitha skuadrat duan pikët dhe të arrijnë objektivin. Ne kemi dominuar skuadra si Vllaznia dhe Egnatia por skemi marrë pikët, djemtë e kanë bërë mirë detyrën por thjesht të jenë të kujdesshëm për rastet që kanë. Lodhja nuk është ndjerë tek skuadra e Dinamos nuk është kjo arsyeja që ne nuk po fitojmë. Unë ju kam dhënë minuta të gjithëve, nuk është problemi tek freskimi, por çedon tek momenti i fundit për ta çuar topin në rrjetë.

Duhet patjetër që nesër të fitojmë, është ndeshje me mjaft tension dhe shpresoj që çunat të jenë në ekuilibër dhe mos ndjejnë presion, nuk mund të parashikosh në futboll, besoj që skuadra është përgatitur për të marrë maksimumin. Të gjitha ndeshjet kanë rëndësinë e vet, të gjitha skuadrat luftojnë, ato që do menaxhojnë më mirë ndeshjet do arrijnë tja dalin, është e hapur gjithçka”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"