“Lojtarët e stolit mund të jenë deçizivë”, Shehi: Kemi vlerësimin maksimal për Kukësin, bëjmë maksimumin për 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 14:44

“Lojtarët e stolit mund të jenë deçizivë”, Shehi: Kemi vlerësimin maksimal për Kukësin, bëjmë maksimumin për 3 pikët

Partizani do të kërkojë 3 pikët nesër në transfertën me Kukësin. Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

SHEHI

“Vazhdojmë të jemi edhe nesër pa Taipin dhe Tedin sepse do të marrin kohën e vet për tu rikuperuar, pjesa tjetër është e gatshme. Mehmeti vijoi stërvitjen, Ismaili ka një problem jo shqetësues, nuk kemi shqetësim për të. Nuk mendoj që në kampionat ka favorizime, mund të përballeshim me skuadra që janë lart në renditje, por skuadrat që duken të lehta në letër mund të jenë të vështira në fushë, kështu që kërkojnë vlerësim për 4 ditë mbyllet kampionati dhe të kërkojmë maksimumin.

Nuk e shoh Kukësin nga renditja, ka elementë dhe ka vlerësimin tonë maksimal nesër pasi na kanë eliminuar nga Kupa. E kemi vlerësuar dhe në fund fare Kukësi vlen 3 pikë, llogaritë bëhen në fund dhe të jemi të përqëndruar për të dhënë maksimumin tonë. Është një skuadër që është në finalen e Kupës, nuk duhet ta ulim dozën e karikimit se ndryshe do të kemi shumë problem. Nuk duhet të fokusohemi se çfarë do të na rezervojë shorti i “Final 4″, duke qenë se luhen çdo 3 ditë mund të ketë ndryshime të vogla.

Për më vonë do të bëjmë llogari të tjera. Unë mendoj që nuk ka skuadër që të jetë perfekte apo mos përmirësohet, lojtarët i kemi pasur të gatshëm. Për mua lojtarër më të rëndësishëm janë ata që e nisin nga stoli, mund të jenë deçizivë si Mensah”, tha Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"