VIDEO/ Në fushë edhe Çuni, Frosinone rikthehet te fitorja në Serinë A pas… 3 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 22:44

VIDEO/ Në fushë edhe Çuni, Frosinone rikthehet te fitorja në Serinë A pas… 3 muajsh

21 janari i vitit 2024 ishte hera e fundit kur Frosinone e shqiptarëve, Çuni, Kalaj dhe Arijon Ibrahimoviçit, triumfonte në një ndeshje të Serisë A përballë Kaljarit. Ditën e sotme verdheblutë u rikthyen të triumfi duke siguruar 3 pikë të arta përballë Salernitanës së vendit të fundit.  

CUNI

Soule, Breshianini dhe Zortea ishin autorët e golave në triumfin 3-0 të mbrëmjes së sotme, ndërkohë që pati minuta edhe për Marvin Çunin që u aktivizua në vendin e Chediras në minutën e 78. 

Këtë sezon sulmuesi shqiptar është aktivizuar 19 ndeshje dhe ka shënuar 1 gola. Aktivizimi ka qënë i kufizuar për shkak edhe dëmtimeve që e kanë shoqëruar Çunin.  Për sa i përket Salernitanës, me humbjen e sotme, kjo skuadër ka prerë edhe matematikisht biletën për në Serinë B.

GOLI I PARË: VIDEO

GOLI I DYTË: VIDEO

GOLI I TRETË: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"