Zv.trajneri i Kastriotit, Rustami: Respekt për Tomorin, shkojmë vetëm për tri pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 23:41

Zv.trajneri i Kastriotit, Rustami: Respekt për Tomorin, shkojmë vetëm për tri pikët

Kastrioti i Krujës do të përballet këtë të shtunë me Tomorin, të zbritur tashmë një kategori më poshtë. Ndërkohë, krutanët po luftojnë të shmangin “play out”-in dhe marrja e tri pikëve është detyrim për ta.

kastrioti stervitje

Zëvendëstrajneri Shkëlzen Rustami, që ka qenë pjesë e Tomorit sezonin 1999-2000, pikërisht atëherë kur beratasit bënë historinë në Superiore kur u ndesh në finale me Tiranën. Kjo e fundit arriti të fitonte falë një penalltie në shtesë dhe u shpall kampione, pasi 90 minutat përfunduan në barazim 1-1. Rustami thotë se është krenar që ka qenë pjesë e historisë së beratasve dhe ka kontribuar krahas Afrim Deliut, Besnik Hasës e Sajmir Malokut.

“Edhe pse kanë kaluar më shumë se 23 vite nga ajo kohë, ruaj respekt të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur, bashkëlojtarët, drejtuesit, ish-presidentin Ardian Çobo e trajnerët Kristaq Mile e Theodhori Arbëri. Krutanët do të udhëtojnë për të marrë maksimumin në Berat. Më vjen keq që Tomori, një ekip me histori ndodhet në këto pozita. I uroj të ngjitet që sezonin e ardhshëm në të Parën. Edhe pse janë të rënë më poshtë, ne e kemi vlerësuar takimin dhe do të respektojmë deri në fund garën pasi ende edhe ne ndodhemi në zonën e rrezikut”, e mbylli Rustami.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"