Partizanit i rikthehet Hadroj kundër Kukësit, mungon Maget

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 21:22

Partizanit i rikthehet Hadroj kundër Kukësit, mungon Maget

Partizani mund të themi se tashmë i ka kaluar sfidat delikate të gjithë sezonit të rregullt dhe i ka mbetur vetëm të bëjë formalitetin kundër Kukësit dhe Erzenit. Të mërkurën kundër verilindorëve do të jetë jashtë Maget Gueje për shkak kartonësh.

skuka hadroj

Lajmi i mirë është rikthimi i Andi Hadrojt, që sposton Muratajn në mesfushë dhe minimizon dëmet për Shehin, në një moment kur Ismaili dhe Taipi janë në dyshim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"