Dueli ndaj Bolonjës, si Maks Alegri shmangu përballjen me pasuesin Tiago Mota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 23:38

Dueli ndaj Bolonjës, si Maks Alegri shmangu përballjen me pasuesin Tiago Mota

Të hënën Juventusi do të udhëtojë në Bolonja, në një sfidë të rëndësishme, duke qenë se pavarësisht kualifikimit të të dyja skuadrave në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, në lojë është vendi i tretë i renditjes së Serisë A.

alegri

Aktualisht Bolonja dhe Juvja janë me pikë të barabarta, 67 secila, por dueli i të hënës do të kishte qenë edhe mundësia e përballjes së Alegrit me pasuesin e tij në Torino, Tiago Motën, me të cilën është arritur akordi 2-vjeçar, prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Dhe ndoshta, duke njohur batutën e lehtë që Alegri ka, por duke shtuar këtu edhe faktet e post-Atalantës, ndoshta klubi ka nxituar edhe për këtë arsye që të përshpejtojë divorcin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"