VIDEO/ Arsenali beson te titulli kampion pas 20 vitesh, shikoni çfarë ndodh në “Emirates”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 23:53

VIDEO/ Arsenali beson te titulli kampion pas 20 vitesh, shikoni çfarë ndodh në “Emirates”

Te Arsenali besojnë se “Topçinjtë” do të shpallen kampion të dielën pas 20 vitesh, ndonëse është gjithçka në dorën e rivalëve të Mançester Sitit që kryesojnë +2 pikë në javën e fundit. 

GN446RqXgAAX4jC

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale në stadiumin “Emirates” shihet teksa bëhen përgatitet për festimet përpara titullit të mundshëm të Arsenalit në Premier League. Gjithsesi Arsenalit do i duhet një dhuratë nga Uest Hem për të festuar.  

Mançester Siti është i pamposhtur në 16 ndeshje në Premier Ligë kundër Uest Hemit, duke fituar 13 dhe barazuar 3, ndërsa “Hammers” kanë humbur 15 nga 17 vizitat e tyre në “Etihad Stadium”, duke barazuar njërën dhe duke fituar tjetrën. Siti e mundi Uest Hemin 2-0 në javën e fundit në 2014 për të siguruar titullin e Premier Ligës, me Samir Nasri dhe Vinsent Kompani, të cilët shënuan për skuadrën e Manuel Pelegrinit.

Janë këto statistikat kokë më kokë me të cilat kampionët e Anglisë paraqiten të dielën në “Etihad” në ndeshjen e fundit të sezonit 2023-24, e cila me një fitore u siguron atyre titullin e katërt radhazi kampion në Angli, një rekord historik. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"