VIDEO/ Fituan titullin kampion për herë të parë në histori, shikoni festën elektrizuese të tifozëve shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 23:17

VIDEO/ Fituan titullin kampion për herë të parë në histori, shikoni festën elektrizuese të tifozëve shqiptarë

Dominim shqiptar në rajon! Pas Strugës në elitën e futbollist në Maqedoninë e Veriut, mbrëmjen e sotme Deçiçi i Tuzit ia doli të shpallet kampion në ligën elitare të futbollit në Malin e Zi, duke nisur festën një javë para fundit të sezonit të rregullt. 

deqiqi

Skuadra shqiptare dominoi këtë sezon dhe hapi shampanjën e titullit pas suksesit me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Sutjeskës, ku për më shumë se një pjesë luajti me një futbollist më pak. 

Ky është titulli i parë kampion në histori për skuadrën e Deçiçit, që për herë të parë në elitën e futbollit malazez ka debutuar në sezonin 2006-2007. Deçiçi i Tuzit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke u renditur gjithmonë në nivele të larta në futbollin malazez, teksa këtë sezon shënoi edhe emrin në librin e artë të fituesve. 

 

Një festë elektrizuese shpërtheu në qytetin e Tuzit, në momentin e mbërritjes së skuadrës, teksa të gjithë tifozët shqiptarë, festuan së bashku këtë moment historik. Për më tepër shikoni videon.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"