VIDEO/ Efekti “Euro 2024”, Mirlind Daku shënon në ndeshjen e tretë radhazi në kampionatin rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 21:49

VIDEO/ Efekti “Euro 2024”, Mirlind Daku shënon në ndeshjen e tretë radhazi në kampionatin rus

Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rus dhe teksa po afrojnë ditët e grumbullimit për Europianin, sulmuesi i kombëtares shqiptare vazhdon të shënojë me rregullsi të admirueshme.

daku

Sot, ai ka gjetur golin në ndeshjen e tretë radhazi për skuadrën e tij, teksa e ka ndihmuar me një gol në minutat shtesë që të sigurojë një barazim përballë CSKA Moskës. Rubin Kazan luante në transfetë dhe u duk në vështirësi në këtë duel, duke qenë shumë pranë një humbje pasi vendasit po kryesonin me rezultatin 2-1 deri thuajse në fund.

Por pas një topi të ulur në zonë në minutën e 92-të, Daku kontrolloi gjithçka me qetësi dhe më pas dërgoi sferën në rrjetë, duke barazuar shifrat.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i 8 në këtë edicion për Dakun, i cili ka dhënë edhe 4 asiste me fanellën e Rubin Kazan me të cilin po kalon një moment të shkëlqyer. “Ka rënë në dashuri, ose është për shkak të Europanit”, tha trajneri i tij pak ditë më parë për sulmuesin shqiptar dhe këtë formë që po kalonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"