VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 7 minuta në fushë, sulmuesi shqiptar futet nga stoli dhe i dhuron pikë… Austrisë së Vjenës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 23:20

VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 7 minuta në fushë, sulmuesi shqiptar futet nga stoli dhe i dhuron pikë… Austrisë së Vjenës

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Fisnik Asllani, ishte protagonist mbrëmjen e sotme me fanellën e Austrisë së Vienës, teksa gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj Altaç që përfundoi me shifrat 2-2. 

fisnik-asllani-1-780x439 (1)

21-vjeçari u hodh në fushën e lojës në minutën e 78-të, ndërkohë që në minutën e 85-të, realizoi një gol mjaft të bukur me kokë, pas asistit të Lukas Galvao, duke i siguruar 1 pikë të rëndësishme Austrisë së Vienës.  

Vlen të theksohet fakti se Asllani është në pronësi të gjermanëve të Hofenheimit të aktivizohet si i huazuar te Austria e Vjenës, ku në 13 ndeshje ka shënuar 4 gola.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"