E konfirmuar, Arne Slot do të jetë trajneri holandez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave pasi të nënshkruajë me Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 22:43

E konfirmuar, Arne Slot do të jetë trajneri holandez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave pasi të nënshkruajë me Liverpulin

Tashmë siç dihet, Jurgen Klop do t’i jap fund rrugëtimit të tij legjendarë me Liverpulin në fundin e këtij sezoni, dhe “të kuqtë” e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e tij.

arne slot

Bëhet fjalë për teknikun e Fejnordit, Arne Slot, i cili do t’i bashkohet klubit anglez, sapo të mbarojë ky sezon futbullistik. Detajet për kontratën akoma nuk janë bërë me dije, por me atë se çfarë raporton gazetari sportiv, Fabricio Romano, ai do të bëhët trajneri holandez më i kushtueshëm i të gjitha kohërave.

Klubi i Liverpul do të duhet t’i paguajë Fejnordit një tarifë kompensimi prej 13-15 mlion eurosh, për prishje kontrate të parakohëshme. Me sa duket anglezët e kanë marrë tepër seriozisht situatën e trajnerit, dhe kanë besim të plotë që ai do të jetë një pasardhës i denjë i Jurgen Klopit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"