Presidenti i klubit turk “qan” ish-sulmuesin e Shpresave kuqezi: Po mendonim si ta paguanim, na e morën nga duart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 22:02

Presidenti i klubit turk “qan” ish-sulmuesin e Shpresave kuqezi: Po mendonim si ta paguanim, na e morën nga duart

Indrit Tuci ka bërë një lëvizje shumë të mirë për karrierën e tij gjatë merkatos së dimrit, teksa u transferua nga Lokomotiva Zagreb në Kroaci, te Sparta e Pragës në Republikën Çeke. Por presidenti i Koniaspor, Omer Korkmaz, ka zbuluar se ka qenë shumë pranë firmës me ish-sulmuesin e Shpresave dhe se çekët ia kishin rrëmbyer nga duart.

TUCI 1

“Ishte një sulmues që ne e dëshironim shumë. Në ditën që nisëm negociata, u rrit vlera e kartonit të transferimit të tij. Si rrjedhojë, nuk ia dolëm ta merrnim.

Ne e bindëm lojtarin dhe klubin e tij. Kur ishim në fazën e marrëveshjes, klubi mori një ofertë nga Sparta e Pragës. Si rrjedhojë, futbollisti shkoi në Pragë. Ne arritëm marrëveshjen për 400 mijë euro. Kur po diskutonim temën si ta paguanim këtë, pasi deshëm të paguanim 100 mijë euro menjëherë dhe pjesën tjetër me këste, Praga ndërhyri.

Ata arritën një akord për 950 mijë euro apo 1 milion euro. Ata bënë një ofertë, natyrisht lojtari shkoi në Pragë. Në rrethana të tilla, shanset tona për të blerë lojtarin përfunduan”, shpjegoi ai për Tucin dhe transferimin e dështuar të tij drejt Turqisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"