Debutoi me Vorën, mesfushori Spahiu: Ndihem i lumtur, shpresoj të luaj sa më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 15:56

Debutoi me Vorën, mesfushori Spahiu: Ndihem i lumtur, shpresoj të luaj sa më shumë

Vora pasi ka ndalur Bylisin në një barazim pa gola dhe i duhet vetëm një pikë me Luzin e rënë nga kategoria për të siguruar vendin e katërt në renditje dhe kështu përballjen me Apoloninë mund ta luajë në shtëpinë e saj.

nimet spahiu vora

Vora ka nisur stërvitjet rregullisht për këtë javë e cila përveç ndeshjes me Luzin, mund të rezervojë edhe përballjen me Apoloninë në “play off”, gjithmonë nëse ruhen të njëjtat pozita. Për tu rikthyer sfidave me Luzin, nga ana statistikore, Vora i ka fituar të dyja ndeshjet, (1-0 në Luz dhe 3-1 në Vorë). Megjithatë, në ekip o mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm duke aktivizuar lojtarë të rinj ku një prej tyre është Nimet Spahiu. Mesfushori 19-vjeçar ka debutuar me ekipin e parë në një ndeshje të rëndësishme si ajo me Bylisin dhe për “Panorama Sport”, Spahiu thotë:

”Jam ndjerë shumë i lumtur dhe dua të falënderoj trajnerin dhe stafin drejtues që më besuan në një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo kundër Bylisit. Edhe pse vetëm 8 minuta, kjo ishte e mjaftueshme për mua që unë të tregoja diçka nga vetja ime. Shpresoj që aktivizimi im të vijojë edhe në ndeshjen e radhës kundër Luzit. Jam plotësisht i bindur që Vora ta fitojë këtë takim në mënyrë që të mbyllë edhe fazën e tretë me fitore”, thotë ai.

ABDULLA DUSHKU  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"