Nuk do të bëjë dhurata as si i rënë nga Superiorja, Erzeni mbyll sezonin në shtëpinë e kuqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 15:42

Nuk do të bëjë dhurata as si i rënë nga Superiorja, Erzeni mbyll sezonin në shtëpinë e kuqe

Erzeni, tashmë i rënë zyrtarisht nga Kategoria Superiore pas dy sezonesh qëndrim, ka zgjedhur stadiumin “Arena e Demave” si shtëpinë e fundit në elitën e futbollit shqiptar.

Erzeni

Shijakasit kanë zgjedhur stadiumin e Partizanit për të pritur Teutën në ndeshjen e nesërme në orën 16:00. Shijakasit nuk kanë asnjë objektiv në këto dy sfida, por kanë preferuar të mos i japin Teutës avantazh në ndeshjen e fundit, duke mos e luajtur sfidën në “Niko Dovana”.

Duhet thënë se shijakasit e mbyllin sezonin me dy ndeshje në “Arenën e Demave”, pasi edhe betejën e fundit do ta luajnë në të njëjtin impiant me të kuqtë si pritës. Mbetet të shihet nëse Deliallisi do të luajë me titullarët, apo do t’u japë minuta rezervave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"