Egnatia me “100 milionë arsye” për të mbrojtur me çdo kusht vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 17:28

Egnatia me “100 milionë arsye” për të mbrojtur me çdo kusht vendin e parë

Bardhejeshilët e Egnatias nuk dëshirojnë ta humbin vendin e parë edhe për një arsye të rëndësishme, 100 milionë lekët shpërblim që jep FSHF-ja për këtë arritje.

egnatia

Nuk është një shifër e vogël dhe në kampin rrogozhinas janë më të motivuar për të reaguar të mërkurën, pas dy humbjeve radhazi. Kalendari nuk e favorizon Egnatian, që pas Dinamos do të përballet me Tiranën, të dyja këto sfida para finales së Kupës me Kukësin.

Lajmi i mirë për stafin teknik është se skuadra është e plotë. Për të siguruar matematikisht kreun e renditjes, Egnatias i duhen 4 pikë në 2 ndeshjet e fundit, ose më pak nëse Vllaznia gabon një nga dy takimet e mbetura.

Në anën tjetër, gjasat janë që Egnatia jo vetëm mund të humbas vendin e parë, por mundet të përfundojë në vend të 3-të, që do të ishte një tronditje e madhe, sepse do duhej fitorja patjetër në gjysmëfinale të “Final 4” për të synuar titullin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"