Hoqi Zhegrovën dhe i dha fitoren kundërshtarëve, trajneri kandidat për Milanin pranon gabimin: E lehtë ta thuash tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 17:03

Hoqi Zhegrovën dhe i dha fitoren kundërshtarëve, trajneri kandidat për Milanin pranon gabimin: E lehtë ta thuash tani

Lila ka humbur një ndeshje shumë të rëndësishme në fushën e vet përballë Lionit me shifrat 4-3, pas një paraqitje të tmerrshme në minutat e fundit ku u arrit dhe u përmbys nga miqtë. Një ndeshje që shumëkush e cilësoi të ndryshuar nga nja gabim i trajnerit Paulo Fonseka me largimin nga fusha e lojës të Edon Zhegrovës në minutën e 74-t.

zhegrova

Në momentin kur ylli kosovar doli, pasi kishte shënuar një gol dhe kishte krijuar vazhdimisht panik në prapavijën e Lionit, inercia e takimit ndryshoi plotësisht dhe miqtë sulmuan e gjetën golat që u dhuruan fitoren. Pas ndeshjes, Fonseka, i cili shihet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Milanit, ka pranuar gabimin e tij.

“Është e thjeshtë ta thuash tani, por nuk dua të gjej justifikime. Ne duhej të luanim. Në pjesën e dytë ne nuk deshëm të luanim, nuk deshëm topin. Nuk mund t;ua dorëzojmë topin lojtarëve të Lionit. Kemi bërë shumë gabime në fazën mbrojtëse.

Zhegrova? Ishte strategji e tillë. Kemi vështirësi të mbrojmë me Edonin në fushë, atëherë unë vendosa që meqë nuk kishim topin, ta nxirrja nga loja. Unë aktivizova Alesandron për t’u mbrojtur më mirë. Tani, po, ndjej keqardhje. Pas ndeshjes është e thjeshtë ta thuash. Por unë marr të gjithë përgjegjësitë”, tha trajneri i Lilës i cili është përballur me një mori kritikash për vendimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"