ZYRTARE/ “Përbindëshi u kthye”, Tiago Silva prezantohet te klubi ku u bë i famshëm
Mbrojtësi brazilian Tiago Silva do të mbyllë karrierën e tij në klubin ku u bë i famshëm. Dhe tashmë transferimi i tij te Fluminense në Brazil është bërë zyrtar nga vetë palët.
Klub brazilian, me një postim në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me mbrojtësin 39-vjeçar, kontrata e të cilit me Çelsin mbyllet në verën e këtij viti. “Përbindëshi u kthye”, shkruante klubi brazilian përkrah fotos së Tiago Silvas me fanellën e skuadrës.
Lojtari shkëlqeu në vitet e tij te Fluminense, në periudhën 2006-2009, teksa siguroi falë tyre transferimin te Milani duke u bërë më pas edhe një emër i njohur në arenën ndërkombëtare.
Home again, @tsilva3! #TheMonsterIsBack #OMonstroVoltou pic.twitter.com/tGD5b5RwYe
— Fluminense F.C. (@FluminenseFC) May 7, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"