Tirana drejt “klasikes” me ndryshime të tjera, Fagu detyrohet të kthejë mbrojtjen me katër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 18:53

Tirana drejt “klasikes” me ndryshime të tjera, Fagu detyrohet të kthejë mbrojtjen me katër

Me Bruno Lulajn dhe Filip Najdovskin që do të mungojnë ndaj Vllaznisë, Erbim Fagu duhet të ribëjë mbrojtjen dhe gjithë formacionin. Ndoshta trajneri do të kthehet me skemën 4-3-3, pasi skema me tre pothuajse ka dështuar.

tirana 1

Dyshja e futbollistëve JonuziLushkja, loja e të cilëve u ndie shumë në fushë do të kthehen në ekip, pasi kanë plotësuar pezullimin. Për t’u parë është gjendja e Liridon Latifit dhe nëse ai do të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës.

Përsa i përket formacionit, mbrojtja mund të jetë e përbërë me Micin dhe Hoxhallarin në qendër. Do të jetë në zgjedhje të Fagut për të vendosur 11 titullarët e së mërkurës, por nga minuta e parë e nisin Kozi, Haxhiu, Hoxhallari, Mici, Përgjoni, Deliu, Jonuzi, Lushkja, Abazaj, Patrik dhe Latifi. Sfidën me Egnatian për punë kartonësh e rrezikon vetëm Kristal Abazaj.

sdffdsfdsfdsfdsfsdfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"