Nga Siti te PSG-ja, gjysma e Europës kërkon shërbimet e futbollistit të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 21:36

Nga Siti te PSG-ja, gjysma e Europës kërkon shërbimet e futbollistit të Realit

Rodrigo Goesh është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit të Madridit. Edhe pse në një moment të këtij sezoni ai nuk ka pasur marrëdhëniet më të mira me golat, braziliani është një lojtar fiks i Karlo Ançelotit dhe një lojtar kapital në skuadrën e bardhë, por, në të njëjtën kohë, ka shumë të mëdhenj në Europë që kanë trokitur në derën e tij në muajt e fundit.

rodrigo

Mançester Siti, Mançester Junajtid, Liverpuli, Arsenali në Angli dhe PSG-ja e kanë tunduar Rodrigon kohët e fundit.

rodrigo vinicius

Të gjithë janë përpjekur ta bindin brazilianin që të bëjë valixhet me projektet e tij të ndryshme sportive dhe mbi të gjitha duke përmirësuar ndjeshëm pagën që merr në Madrid për momentin. Përgjigja e lojtarit ka qenë gjithmonë e njëjtë: “Jo”. Por pavarësisht kësaj, klubet angleze dhe Parisi vazhdojnë të këmbëngulin për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"