Dueli Juventus-Milan/ I njëjti i fazës së parë, milanistët s’e duan arbitrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 22:31

Dueli Juventus-Milan/ I njëjti i fazës së parë, milanistët s’e duan arbitrin

Për Juventus-Milan që do të luhet nesër pasdite në ora 18:00 është përzgjedhur për të arbitruar Mauricio Mariani. Ky i fundit drejtoi edhe në fazën e parë sfidën mes këtyre skuadrave, e cila përfundoi me suksesin juventin falë golit plot fat të Lokatelit.

juventus milan

Kjo rastësi ka ngjallur jo pak pakënaqësi mes milanistëve pasi të gjithë e kujtojnë arbitrimin e diskutueshëm të 40-vjeçarit, i cili i dha një të kuq direkt Çaut për një faull jo shumë të qartë ndaj Kenit, i cili nuk kishte një rast të pastër goli.

Jo vetëm kaq, Mariani drejtoi edhe Verona-Milan 1-3. Një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë, por që shkaktoi diskutime për kartonin e verdhë inekzistent për Teo Hernandezin për një festim të zakonshëm për francezin, por që nga kryesori u gjykua si provokues në drejtim të pankinës veroneze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"