Barça zien, vendi i tretë me pasoja edhe për… Ksavin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 10:35

Barça zien, vendi i tretë me pasoja edhe për… Ksavin

Turpërimi ndaj Gironës në “Montilivi” ka bërë po aq dëme tek Barcelona sa dhe eliminimi nga Liga e Kampioneve ndaj PSG-së apo humbja në “El Clasico” në “Bernabeu”.KSAVI

Fytyrat e tronditura të drejtuesve kryesorë të klubit teksa largoheshin nga stadiumi, duke filluar nga presidenti Joan Laporta dhe duke vazhduar me drejtorin sportiv Deko, të jepnin një ide të përmasave të tragjedisë. Dhe fakti është se humbja 4- 2 jo vetëm që nënkuptonte humbjen e hegjemonisë në futbollin katalanas – kanë kaluar më shumë se tetëdhjetë vjet që kur një klub katalanas ka përfunduar mbi Barcelonën por gjithashtu ka zbritur blaugranat në vendin e tretë, që nëse do të shkojë kështu deri në fund të sezonit i mbyll dyert Barcelonës për Superkupën e Spanjës dhe rrjedhimisht për 7-8 milionë euro të ardhura.

Siç ka bërë me dije gazeta “AS”, klubi ka vendosur të shtyjë të gjitha vendimet e rëndësishme në mbyllje të sezonit, duke pritur nëse ekipi është në gjendje të ndryshojë situatën dhe të përfundojë në vendin e dytë në La Liga. Realiteti është se nuk varet më nga vetja. Barcelona është një pikë poshtë Gironës dhe kalendari nuk është shumë i favorshëm për ekipin e Ksavit, të cilët duhet të luajnë kundër Sociedadit, Almerias, Vajekanos dhe Seviljes, ndërsa djemtë e Miçel do të përballen me Alaveshin, Vijarrealin, Valencian dhe Granadën. Burimet e klubit supozojnë se do të jetë “një dështim” nëse skuadra nuk e mbyll e dyta në Liga, deri në pikën që ata paralajmërojnë se përfundimi në vendin e tretë mund të “hapë skenarë të rinj”, disa prej tyre ogurzi. Këtu përfshihet dhe trajneri Ksavi! Në fakt, as vazhdimësia e tij  e shpallur së fundmi pas – nuk do të ishte njëqind për qind e garantuar.

Nuk duhet të harrojmë se pas humbjes në “Bernabeu”, e ardhmja e trajnerit ishte në ajër: presidenti madje propozoi në bordin e drejtorëve largimin e Ksavit që nga 1 korriku, me mbështetjen e një pjese të mirë të bordit, një vendim që më pas u anulua pas takimit me trajnerin. Mosarritja e objektivit minimal vendi i dytë do ta vendoste vazhdimësinë e Ksavit në një situatë shumë delikate. Por jo vetëm e ardhmja e Ksavit do të ishte në rrezik. Përfundimi në vendin e tretë do të hapte kutinë e “Pandorës” brenda klubit, me disa emra në buzë të greminës. Si fillim, lojtarët me kuotat më të larta dhe që nuk kanë dhënë një hov këtë sezon, si Arauho dhe de Jong do të ftohen të largohen, ndërsa të tjerë do t’i kenë ditët e numëruara, si Levandovski, Pedri e ndonjë tjetër. Ajo që duket e qartë është se as Laporta dhe as Deko nuk do të dridhen kur marrin vendime, sado traumatike të duken.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"