Perez-Ançeloti, quajeni binomi i shekullit! Historia e sukseseve të Real Madridit nisi pikërisht me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 10:21

Perez-Ançeloti, quajeni binomi i shekullit! Historia e sukseseve të Real Madridit nisi pikërisht me…

Titulli i 36-të në La Liga shënon disa piketa në rekordin e Realit të Madridit dhe çmonton një aforizëm, atë që thotë se “pjesët e dyta” (i referohet mandatit të dytë si të presidentit Perez dhe të trajnerit Ançeloti) nuk ishin kurrë të mira.

Carlo Ancelotti New Real Madrid Manager Press Conference and Photo Call

Për Karlo Ançelotin dhe Florentino Pérez, pra edhe për “Loc blancos”, kjo fazë e dytë e trajnerit italian është e jashtëzakonshme. Kjo Ligë është titulli i tyre i 12-të së bashku dhe përfaqëson të 34- tin e presidencës së Florentinos , me të cilin ai ka kaluar ish-presidentin Santiago Bernabeu në librat e rekordeve të klubit. Më shumë se një e treta e titujve që Florentino ka fituar kanë qenë me trajnerin nga Rexhiolo në stol. Një çift që Krishtlindjen e kaluar rinovuan angazhimin e tyre deri në qershor 2026. Nuk ka pasur një sezon në të cilin Ançeloti nuk ka fituar një trofe. Karleto ishte pikërisht nismëtari i këtij cikli të lavdishëm (24 trofe në 11 sezone) për Realin, me “La Décima”-n (Champions numër 10) e fituar kundër Atletikos së Madridit në Lisbonë pas dymbëdhjetë vitesh pritjeje.

Ajo u parapri nga Kupa e Mbretit e fituar javë më parë me golin ikonik të Garet Bejl kundër Barçës në Valencia. Para lamtumirës, ai fitoi dhe Superkupën e Europës dhe një Kupë të Botës për Klube. Lamtumira e dytë e Zinedin Zidan (mes francezit dhe italiani ata kanë drejtuar 548 nga 619 ndeshjet e fundit të Madridit) kërcënoi të kthejë në stolin e bardhë disa turbulenca që kishte pësuar tashmë pas largimeve të mëparshme të të dyve. Anija madrilene gjeti qetësi tek Ançeloti, një grumbull i pafund titujsh dhe faqesh të reja në historinë e suksesshme të Madridit, Ançeloti dhe Florentino. Perez u bë presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit të shtunën me 34 tituj. Ai la pas 33 titujt e arritur nga Santiago Bernabéu, presidenti historik (1943-1978). Që nga kthimi i tij, Ançeloti nuk ka reshtur së thyeri rekorde.

Personalisht, në këtë fazë ai është bërë trajneri i parë (dhe për momentin i vetmi) që ka fituar katër Champions, ka “pushtuar” pesë ligat kryesore europiane dhe ka arritur në 200 ndeshje si trajner në Champions League. Në historinë e Realit të Madridit ai është tashmë trajneri i dytë në ndeshje (285), fitore (205) dhe tituj (12). Tri rekorde në të cilat ai ka kaluar Zidanin (263 ndeshje, 172 fitore dhe 11 tituj). Ançeloti krenohet me një koleksion trofesh që i ka fituar nga dy herë. “Wembley” dhe sfida e shtatë trofeve – Madridi është aq i fokusuar te Liga e Kampioneve, saqë festimi i Ligës ka mbetur në plan të dytë. Të gjitha përpjekjet janë të përqendruara në kualifikimin kundër Bajernit dhe siguruar finalen e Ligës së Kampioneve. Një titull që përveç zgjerimit të legjendës së Realit, do t’i hapte dyert Madridit për të garuar për shtatë tituj sezonin e ardhshëm, diçka e paprecedentë.SHHLEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"