Egnatia sfidon Dinamon në transfertë, Tetova: Do të jetë një ndeshje me intensitet, fitoftë skuadra më e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 10:53

Egnatia sfidon Dinamon në transfertë, Tetova: Do të jetë një ndeshje me intensitet, fitoftë skuadra më e mirë

Egnatia do të sfidojë nesër në transfertë Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri Edlir Tetova ka dalë në konferencën për shtyp.

EDLIR TETOVA 1 (1)

Ndeshja me Dinamon– “Na kthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar dhe të skualifikuar, do jetë një ndeshje me intensitet dhe të fitojë më i mirë. Kthehen lojtarët dhe do të kemi më shumë mundësi përzgjedhje. Do të fokusohemi te ndeshja pa kthyer kokën pas”.

Finalja e Kupës- “Përtej asaj që bën Kukësi në kampionat, mendoj se është një ekip dinjitoz për finalen. Nuk ka skuadër të lehtë, mendoj që do jetë e vështirë si një finale që është. Shpresoj që edhe këtë vit ta kurorëzojmë me sukses Kupën”, përfundoi Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"