Dëmtimi muskulor e ka mbajtur jashtë fushave të lojës, Rafael Varan: Po “garoj” për t’u rikthyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 21:15

Dëmtimi muskulor e ka mbajtur jashtë fushave të lojës, Rafael Varan: Po “garoj” për t’u rikthyer

Rafael Varan thotë se ai po “garon” për t’u rikthyer të luajë për Mançester Junajtid, ndërsa është duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor.

varan

Francezi ka mbetur jashtë fushës për disa javë për shkak të një problemi muskulor që pësoi në humbjen 4-3 ndaj Çelsit. Megjithatë, 31-vjeçari beson se mund të rikthehet nën urdhrat e Ten Hag përpara fundit të sezonit.

Junajtid ka vuajtur nga shumë lëndime këtë sezon, veçanërisht në mbrojtje, me lojtarë si Varan, Herri Meguajer, Luk Shau , Lisandro Martinez, Viktor Lindelof dhe Xhoni Evans.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"