Kishin dyshime rreth tij, tani mund ta bëjnë kapiten. Donaruma pranë rinovimit me PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 20:41

Kishin dyshime rreth tij, tani mund ta bëjnë kapiten. Donaruma pranë rinovimit me PSG

Xhanluixhi Donaruma nuk u prit me shumë entuziazëm te PSG kur iu bashkua kësaj skuadre pasi shumëkush kishte dyshime për aftësitë e portierit italian. Por me sa duket ai i ka bindur të gjithë në vitin e fundit dhe tashmë po bëhet gati që të ulet në tavolinën e bisedimeve me klubin për të rinovuar kontratën.

sdfsfdfdsfdsfssfd

Portieri ka një marrëveshje deri në vitin 2026 me klubin francez, por me projektin e ri që nis këtë verë, në klub duan të blindojnë sa më parë disa reparte, me portën që merr prioritet të veçantë. Italiani është i lumtur në Paris dhe raportohet se është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re afatgjatë.

Për të bërë më interesant qëndrimin e tij, është edhe diskutimi rreth shiritit të kapitenit. Mbape largohet në verë dhe Markinjos gjithashtu mund të mos vazhdojë më në Paris. Kështu, Donaruma mbetet mes “veteranëve” të këtij klubi dhe nuk është çudi që të bëhet kandidati kryesor për të mbajtur shiritin në krah duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"