Puna e shkëlqyer me Meshelen, Besnik Hasi flet për të ardhmen dhe qartëson zërat e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 23:47

Puna e shkëlqyer me Meshelen, Besnik Hasi flet për të ardhmen dhe qartëson zërat e merkatos

Trajneri shqiptar i Meshelenit, Besink Hasi, ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje për drejtimin e KAA Gentit në edicionin tjetër. Ish-mbrojtësi i Kombëtares po bën një punë të shkëlqyer me ekipin e tij aktual, teksa mori drejtimin e Meshelenit në muajin nëntor, kur skuadra po luftonte për mbijetesë, ndërkohë që regjistroi rezultate mjaft të mira, duke siguruar qëndrimin dhe duke synuar zonën Europiane. 

besnik hasi

“Akord me Gent? Mund të them si herën e fundit. Spekulimet e tilla i takojnë botës së futbollit. Sillem këndej për kohë të gjatë dhe e di se si funksionon. Merreni përgjigjen prej meje. Nuk ka pasur bisedime me Gentin. Nuk ka asgjë të vërtetë. KV Mesheleni i dhe unë do të bisedojmë për të ardhmen. Është e rëndësishme për mua që të ketë qartësi në një moment të caktuar”, ka thënë Hasi në konferencën për shtyp të premten. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"