Panorama Plus/ Duart në të pasme, poza hot, për këtë është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale Chris Brown.
Së fundmi këngëtari ka reaguar ndaj kritikave për fotografitë provokuese me fanset e tij, të cilat janë publikuar në Twitter.
Duke shpjeguar se ka ‘tifozet më të lezetshëm në planet” ai shprehet: Unë i vlerësoj dëshirat e tyre. Këto janë kujtime që do të zgjasin përgjithmonë. Ndryshe nga shumica e këtyre artistëve të çalë, që nuk duan të ketë as kontakt me sy me ta, njerëzit që bënë të mundur edhe një karrierë”.
Duke shtuar: “Unë ekzistoj vetëm sepse këta fansa panë diçka tek unë që nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur. Kështu që unë bëj gjithçka për fansat e mi”.
Muajin e kaluar, TMZ raportoi se paketa VIP mund të kushtojë deri në 1000 dollarë për person.
Chris është aktualisht në turne me Lil Babyn.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al