3 Gusht, 2022

(FOTO) U shfaq në pozicione provokuese me fanset e tij, reagon Chris Brown: Kam tifozet më seksi në planet…


Duart në të pasme, poza hot, për këtë është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale Chris Brown.

Së fundmi këngëtari ka reaguar ndaj kritikave për fotografitë provokuese me fanset e tij, të cilat janë publikuar në Twitter.

33-vjeçari ka pozuar në poza seksuale me fansat që kanë blerë biletën VIP. Chris i komentoi imazhet në InstaStory, duke shkruar se fansat e tij janë arsyeja që ai ekziston, kështu që ai gjithmonë dëshiron ‘të bëjë gjithçka për ta’.

Ai “justifikoi” më tej se të gjithë artistët kanë pako VIP të biletave, ku zhvillohen takime në prapaskenë dhe ai nuk e ka bërë një gjë të tillë prej shtatë vitesh.

Duke shpjeguar se ka ‘tifozet më të lezetshëm në planet” ai shprehet: Unë i vlerësoj dëshirat e tyre. Këto janë kujtime që do të zgjasin përgjithmonë. Ndryshe nga shumica e këtyre artistëve të çalë, që nuk duan të ketë as kontakt me sy me ta, njerëzit që bënë të mundur edhe një karrierë”.

Duke shtuar: “Unë ekzistoj vetëm sepse këta fansa panë diçka tek unë që nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur. Kështu që unë bëj gjithçka për fansat e mi”.

Muajin e kaluar, TMZ raportoi se paketa VIP mund të kushtojë deri në 1000 dollarë për person.

Chris është aktualisht në turne me Lil Babyn.

Chris Brown Criticizes Lack of Attention Given to New Album | Complex

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al