VIDEOLAJM/ IKMT shkatërron brenda pak sekondash pallatin e zv.ministres së Brendshme. Ja momenti i shpërthimit

May 22, 2020 | 21:19
SHPËRNDAJE

Një pallat 6 katësh në Durrës, ku kishte banesën edhe zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda është shembur brenda pak sekondash me shpërthim të komanduar nga IKMT.

Pallati në lagjen nr. 7 në qytetin bregdetar u dëmtua shumë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas ekspertizës rezultoi se paraqiste rrezikshmëri të madhe.

Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 vrima dhe përdori 8.5 kilograme lëndë eksplozive c4.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al shihet momenti kur ndërtesa shkatërrohet brenda pak sekondash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura