Fibank zbaton premtimin për mbjelljen e një peme për çdo pjesëtar të familjes që merr një kredi hipotekore

Apr 4, 2024 | 11:32
SHPËRNDAJE

 

Fibank po mbjell një pemë për çdo anëtar të familjes që merr një kredi hipotekore në këtë bankë. Vala e dytë e këtij projekti po zhvillohet tashmë në Tiranë ku Fibank po mbjell 220 pemë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

DSC_8257

Kjo nismë është një kombinim i objektivave të bankës për ofrimin e produkteve më të mira të kredisë me Iniciativat Sociale të Gjelbërta për të ndikuar pozitivisht në mjedis. Çdo pemë mban emrin e një anëtari të familjeve që janë mbështetur me një kredi hipotekore. Vala e parë e këtij projekti afatgjatë u ekzekutua në Dibër ku Fibank mbolli 200 pemë në një zonë turistike, pjesë e “100 fshatrave turistikë” në Shqipëri.

DSC_8266

“Një fjalë e urtë në vendin tim thotë: Çdo njeri duhet të mbjellë një pemë, të ndërtojë një shtëpi dhe të rrisë një fëmijë! Fibank po i mbështet të gjithë për të përmbushur më së miri dy të parat😊

Kjo nismë që ndërthur shërbimet financiare me ndërgjegjen mjedisore thekson përkushtimin tonë si ndaj klientëve tanë, familjeve të tyre dhe ndaj vendit. – shprehet CEO i Fibank, z. Bozhidar Todorov. – Vizioni i Fibank shtrihet përtej transaksioneve financiare. Ne besojmë në mirëqenien gjithëpërfshirëse të klientëve tanë, komuniteteve tona dhe mjedisit tonë. Kushtet tona të kredisë hipotekore nuk janë thjesht konkurruese, ato janë krijuar për të fuqizuar klientin.”

DSC_8252

Me shume se 1.000 pemë të tjera do të mbillen në periudhën në vijiim në unison me rritjen e biznesit të Fibank për kredidhënien. Kredia hipotekore në Fibank ofron stabilitet me normë interesi fikse deri në 2 vjet, duke filluar nga 1.99%. Ajo mbulon deri në 100% të planit të investimit dhe afati i kredisë shtrihet deri në 30 vjet. Fibank përshtat planin e ripagimit për t’iu përshtatur qëllimeve të çdo klienti. Ekipi është i përkushtuar për t’i lehtësuar sa më shumë klinetët përmes një procesi të shpejtë vendimmarrjeje.

Në Fibank, zgjidhjet financiare plotësojnë kujdesin ndaj mjedisit. Një kredi hipotekore sjell njëkohësisht edhe mbjelljen e pemëve për një mjedis më të mirë.

DSC_8217 DSC_8235 DSC_8237 DSC_8246

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura