“O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi”- Belind Këlliçi flet me emra: Këta janë drejtorët e tjerë që vendin e kanë tek shokët e dosjes 5D

Apr 30, 2024 | 17:19
SHPËRNDAJE

Belind Këlliçi nga protesta para bashkisë së Tiranës bëri thirrje që të bëhet drejtësi, ose në të kundërt ata nuk do të tërhiqen.

kellici

Këlliçi foli me emra, duke përmendur disa drejtorë të tjerë, që siç tha ai e kanë vendin aty ku janë kolegët e tyre të dosjes 5D.

“Sot nuk vidhen vetëm taksat e demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve. Kjo vjedhje po na bëhet të gjithëve”, tha Kallici ndër të tjera në fjalën e tij, i cili i bëri thirrje policisë që të arrestojnë Veliajn.

“O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi. Janë një sërë drejtorësh të tjerë që presin të akomodohen tek shokët. Herion Rapaj ne nuk të harrojmë, ti që vidhje votat e Kombinatit. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herit, Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku janë pjesa tjetër e bandës. Por ju garantojmë se pa shkuar para drejtësisë kreu i bandës ne nuk tërhiqemi”, tha Këllici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura