“E shet veten për 5 mijë lekë!”/ Plas debati mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”, ja si reagoi 26-vjeçarja

Oct 12, 2021 | 9:57
SHPËRNDAJE

Konkurrentët e “Për’puthen”, Mikela Pupa dhe Jurgen Boduri debatuan ashpër me njëri-tjetrin ditën e djeshme në studio. Gjithçka nisi kur Jurgeni tha se është në dijeni të faktit që Ritvana Fetahu dhe Argjend Rraci kanë shkuar në hotel me njëri-tjetrin, duke thyer rregullat e këtij programi.

mikela pupa, jurgen boduri

Kjo deklaratë e fortë ka nxitur edhe Mikelën që të reagojë, duke i thënë Bodurit që të mos ndërhyjë e të akuzojë të tjerët, sepse edhe ai vetë i ka kërkuar asaj një takim jashtë “Për’puthen”.

Ajo madje u çua të merrte telefonin për t’i treguar Bora Zemanit mesazhet që ai i kishte dërguar. Ndonëse nuk e mohoi, Jurgeni tha se kishte gjëra për të sqaruar me Pupën dhe kjo ishte arsyeja pse kishte insistuar ta takonte jashtë, pasi produksioni nuk ia kishte dhënë mundësinë e një takimi.

mikela pupa (4)

Por në debat e sipër, Jurgeni e ofendoi rëndë Mikelën, sepse i tha se “e shet veten për 5 mijë lekë”. Në këtë moment, Pupa shpërtheu në të bërtitura dhe u çua të shkonte drejt tij, por e ndaluan konkurrentët e tjerë.

Pjesë nga debati:

Jurgen Boduri: Duke qenë se pata një debat me Mikelën dhe nuk më është dhënë mundësia në asnjë rast të përballem e t’i kërkoj falje për pjesën e edukatës së familjes, por pas kësaj që bëri nuk ka shanse t’i kërkoj falje. I kam kërkuar Nikitës (menaxherja e produksionit), përballje dhe nuk më është mundësuar. Kam dashur të takoj që të më njihje mua më mirë si njeri, se duhet të tregojmë respekt.

Mikela Pupa: Nuk kam pse, duket çfarë njeriu je. Ti je zero, zero respekt. Për ty s’kam fare respekt!

Jurgen Boduri: Nuk më intereson fare. Ti je një nga ato femrat që e shet veten për pesë mijë lekë moj, po ik andej!

Mikela Pupa: Kut i tregon ai çmimet këtu. Të mos kalojë në ofendime banale Bora se nuk e toleroj fare këtu. Do flasim ndryshe bashkë ore!

mikela pupa, bruno shemsho (3)

Pas këtij debati të fortë, Mikela e bëri të qartë që nuk del asnjëherë me Jurgenin. Kjo nuk është hera e parë që dy konkurrentët kapen keq me njëri-tjetrin.

Disa javë më parë, Jurgeni i tha Pupës se ndonëse është një nga pëlqimet e tij në program, nuk do të dalë me të, sepse ajo “preket kudo në takim të parë me djemtë”.

Kur Mikela i tha se është aty për të bërë “atë që i do qejfi”, Boduri ia ktheu: “Edukatën e familjes tregon!”. Kaq mjaftoi që Mikela të niste sërish të bërtiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura