“Prekesh kudo në takim të parë!”/ Konkurrenti i “Për’puthen” i tregoi “edukatën e familjes”, Mikela Pupa lë studion

Oct 1, 2021 | 15:22
SHPËRNDAJE

Afrimiteti i Mikela Pupës në takime nuk i ka bërë përshtypje vetëm Bruno Shemshos, por edhe Jurgen Bodurit. Konkurrenti i “Për’puthen” deklaroi dje se ndonëse ka tërheqje fizike me Mikelën, nuk doëshiron që ta njohë atë, sepse veprimet e saj në takim të parë i konsideroi “të ekzagjeruara”.

mikela pupa, jurgen boduri

Në një moment, Mikela tha se në këtë emision do të bëjë “çfarë t’i dojë qejfi” dhe Jurgeni ia ktheu: “Edukatën e familjes tregon!”. Në këtë moment Mikela u shfaq shumë e prekur dhe vendosi të linte studion pas debatit të ashpër.

Pjesë nga debati:

Jurgen Boduri: Është një femër sikur flet shumë, bie në kundërshtim me veten e saj. Bie me këmbët e tua. Nuk je e qëndrueshme në karakter!

Mikela Pupa: Nëse dal në kundërshtim me veten do thosha jam pishman që i kapa dorën Argjendit. Por nuk e bëra.

Jurgen Boduri: Ti merr zjarr kot…

Mikela Pupa: Unë marr zjarr kur kërcënohem. Më jep fakte, kur jam treguar arrogante ndaj teje?

Jurgen Boduri: Ke treguar që nuk je e përgjegjshme me ato që bën.

Mikela Pupa: Çfarë nuk të pëlqeu?!

Jurgen Boduri: Nuk më pëlqejnë gjërat që bën ti në takimet e para. Me Argjendin ishte ekstrem fare, nuk më pëlqen fare te një femër ai gjest! Bën gjëra në takim të parë që nuk duhet të ndodhin fare në një takim të parë. Bën takime të ekzagjeruara.

Mikela Pupa: Çdo njeri e shijon si do!

Jurgen Boduri: Çfarë mund të presësh nga ty në takimin e dytë?

Mikela Pupa: Unë nuk i bëj për ty, bëj çfarë ndjej.

Jurgen Boduri: Nuk je te një nga pëlqimet e mia!

Mikela Pupa: As ti nuk je ndër pëlqimet e mia! Ju përdorni armë shumë të ulëta ndaj femrave…

mikela pupa (4) mikela pupa, bruno shemsho (3) mikela pupa, bruno shemsho (2) mikela pupa, bruno shemsho (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura