E hëna nisi me rrebesh shiu dhe erë, del parashikimi. Ja si do jetë moti deri në fundjavë

Nov 4, 2019 | 8:08
SHPËRNDAJE

Java nisi me reshje intesive shiu dhe ere, por si do te jete moti ne vijim per kete jave. Sherbimi meteorologjik, ne faqen e vet zyrtare ka bere nje pasqyre te parashikimit te motit deri ne fundjave, ku sic duket do te dominojne reshjet e shiut ne pjesen me te madhe te vendit.

reshje-shiu-debore-permbytje-moti-ne-vend-rruge-te-bllokuara2

JA PARASHIKIMI 

Për javën në vijim mbi vendin tonë pritet ndikimi i kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe mot i “agravuar”.

Duke nisur nga dita e Hënë nga orët e para të mëngjesit (00:00) e deri në orët e mesditës (11-12:00) priten reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Specifikisht në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe ultësirën perëndimore reshjet pritet të jenë në formën e rrebesheve, breshërit dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët. Deri në orët e mesditës do të ketë edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i Jugut dhe shpejtësi deri në 25-30m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Ditët që pasojnë do të jenë kryesisht me mot të vranët dhe reshje shiu të dobta dhe të herëpashershme ndërsa ditën e Mërkurë në zonën e Veriperëndimit reshjet përsëri të vazhdueshme me intensitet të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte që në orët e para të ditës priten reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Përgjatë ultësirës perëndimore, veriperëndim dhe jugperëndim deri në orët e mesditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve më pas ato humbasin intensitetin. Po e njejta situatë pritet edhe për ditën e Premte.

75317380_773941643045177_69713314988425216_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura