Drejt përfundimit spitali i ri kirurgjikal, Manastirliu: Sallat e operacionit me standarde europiane

Aug 27, 2019 | 12:51
SHPËRNDAJE

“Sallat e operacionit të kirurgjisë në qendrën më të madhe spitalore në vend, nuk do të kenë dallim nga spitalet europiane”.

Gjatë inspektimit të punimeve në Spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se investimi prej 8.8 milionë euro do të rrisë cilësine e shërbimit për pacientët, por edhe mjekët do të punojnë në kushte bashkëkohore.

7ab6c736-2365-42bc-9653-c5bddafa86b8

“Jemi në fazën përfundimtare për të vënë në funksion spitalin e ri të kirurgjisë në QSUT, një premtim i bërë realitet, që i shërben mbi 62 mijë pacientëve në vit. Por ky investim nuk është vetëm llaç e tulla. Kjo është zemra e kirurgjisë për të gjithë vendin, që është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit për qytetarët”, tha Manastirliu.

01beb467-65ba-4e19-89b0-d0aa52f47cef

Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT është një investim me vlerë 8.8 milion euro, ku do të përqendrohet I gjithë shërbimi I kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën. Spitali i ri i kirugjisë do të ketë një kapacitet me 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë.

4cbfd3c8-2539-4eea-97f0-ec53a6da5ae2

Spitali i ri do të ketë 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), njëra prej të cilave krejtësisht digjitale, që ju shërben edhe studentëve të mjekësisë për të ndjekur nga afër ndërhyrjet operatore në praktikën e tyre klinike.

1028db74-29ab-46f5-936c-b8c9d1ed626f f71bf2a9-f612-4ea1-b231-11db02694105 367064b7-ffc7-462d-a934-911460f538d3 f297cd57-6691-4df0-b5a9-b2148ab3dfb6

Spitali I ri ka edhe 2 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

c3cf832b-f80f-41ee-9f22-919199b3793f

Qeveria shqiptare po investor rreth 30 milion euro për modernizimin e QSUT-së me ndërtimin e Spitalit të Ri të Kirurgjisë, Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Pediatrisë. Nga këto investime pëfitojnë 300 mijë pacientë, rreth 5,000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura