“Deziformimi”/ PS propozon emrat, komisioni do të drejtohet nga Erion Braçe, ja kush janë anëtarët e tjerë

Apr 22, 2024 | 15:29
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste ka propozuar emrat e saj për Komisionin e Posaçëm për Deziformimin.

kOMUISIONI

Socialistët kanë propozuar për kryetar të këtij komisioni, Erion Braçen.

Ndërkaq emrat e tjerë për anëtarë janë: Bledi Çuçi, Mimi Kodheli Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Më 11 prill, në Kuvend u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër, ngritja e komisionit për dezinformimin. Një pjesë e madhe e opozitës nuk mori pjesë në votim.

Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit

Anëtarët e propozuar nga PS për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin:

Erion Braçe (kryetar komisioni)
Bledi Çuçi
Mimi Kodheli
Pandeli Majko
Enslemvera Zake
Etilda Gjonaj

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura