Deklarata që i parapriu arrestimit të Arbër Çekajt, çfarë tha Donald Lu

May 4, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

Lajmit për arrestimin në Gjermani të Arbër Çekajt, pronari i kompanisë Arbri Garden, e cila ishte porositësja e kontenierit me banane në të cilën u gjet kokaina rekord e kapur para disa muajsh në Maminas, pasi kishte ardhur nga Kolumbia, i parapriu këtë të premte deklarata e fortë e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili në një aktivitet për shoqërinë civile, tha se Balili dhe Cekaj janë “peshq të mëdhenj” që duhen kapur.

Donald-Lu-6

“Sfida kryesore sot, do isha i lumtur nëse shoqëria civile na bashkohet ne thirrjet për arrestim të peshqve të mëdhenj kriminelë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kananai që u kap në Turqi.

Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arber Cekaj.

Ata duhet të kapen.

Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin”, tha Lu sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura