Dedikimi i ndjerë i Dumës: Arbnori, ndër të paktët që u përpoq të pasonte stafetën duke i mësuar ardhësit e rinj

Jul 19, 2018 | 21:00
SHPËRNDAJE

Busti i ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori është vendosur kete te enjte para sallës së seancave plenare. Ceremonisë në nderim të ish-kreut të Kuvendit iu bashkuan shume personalitete nga PS e PD.

Deputetja demokrate Grida Duma, i ka kushtuar nje dedikim te ndjere Pjeter Arbnorit, ne te cilin shkruan si me poshte:

grida duma

Të kujtosh, të mos harrosh është e domosdoshme jo vetëm për shqiptarët.

Por veçanërisht shqiptarët nuk kanë luksin të zhyten në kujtesë, jetojnë “sot për sot”; nuk presin dot që punët të kryhen “nesër” se halli do t’ia donte t’i kishin zgjidhur “dje”.

Por fatmirësisht ka kujtesa që duhet t’i thërrasësh dhe kujtesa që të thërrasin dhe të shfaqen përballë.

Këtë diferencë e bëjnë njerëzit që jetojnë veçse për jetën e vogël të vet dhe ata që jetojnë duke lënë veten dijen përvojën tek të tjerët.

Politika shqiptare e tre dekakadave të fundit do të gjykohet ndër të tjera nëse klasa politike prodhoi pas vetes të tjerë në politikë që të vlenin. Janë të paktë ata që në politikën shqiptare u përpoqën të pasonin stafetën duke i mësuar ardhësit e rinj,

Pjetër Arbnori është një prej të rrallëve që u përpoq të pasonte përvojën e vet duke u përjetësuar tek të tjerët që mësoi e këshilloi. Kjo e bën atë një figurë që nuk do kujtohet vetëm për vlerat që i qëndroi në sakrificë jete. Kjo e bën atë të atillë që s’ka nevojë të kujtohen që ta kujtojnë sepse është përjetësuar tek ato që ka pasuar.

Po veçoj një pasazh nga letra e dërguar mbesës së tij:

“….Këtë histori ta shkrova për të treguar se kushtet e mira nuk janë gjithçka për të mësuar. Kryesorja mbetet sedra, ambicia pozitive. Madje, shpesh njeriun me sedër, mungesa e kushteve nuk e pengon, por e shtyn të përpiqet të kalisë një vullnet të hekurt për të mësuar. Tani mund të them i sigurt se frëngjishten ma ka mësuar “e qeshura” e atij ambasadori, sado që ai vetë mbeti tek mësimi i pesëmbëdhjetë.

Të përqafoj, daja yt që të do fort, PJETRI.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura