Dëbora arrin deri në 30 centimetra, bllokohen akset kryesore në jug. Ja si paraqitet situata

Jan 4, 2019 | 19:14
SHPËRNDAJE

Intensiteti i reshjeve te debores eshte rritur oret e fundit duke krijuar probleme ne disa akse.Ne bashkine Tepelene, njesia adminitrative Kurvelesh ka prezence te debores deri ne 30 cm, ndersa rruget kalohen vetem me mjete me zinxhir.

Ne bashkine Memaliaj eshte zhbllokuar rruga ne njesine administrative Buze.
Ne bashkine Permet, ne njesine adm. Frasher mjetet levizin vetem me zinxhire per shkak te prezences se debores.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ne bashkine Libohove, njesine administrative Zagorie levizja e mjeteve behet me zinxhire per shkak te reshjeve te bores.
Ne bashkine Gjirokaster, ne njesine administrative Cepo segmenti Taronine-Fushbardhe eshte e bllokuar po punohet per hapjen e tij.

Ne njesine administrative Picar, segmenti rrugor Rehove-Golem i bllokuar. Rruget nacionale jane te kalueshme. Segmenti Erind Çajup kalohet vetem me zixhire.

Ne te gjitha akset nga ana e firmave kontraktore eshte hedhur kripe dhe skorje per te bere te mundur levizjen e lire te mjeteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura