Dalin pamjet e tmerrshme të vrasjes së shqiptarit/ Viktima i shtrirë mes restorantit në Ekuador, ja si autorët e kapën në befasi dhe e qëlluan disa herë në kokë  

Jan 23, 2022 | 17:57
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 34 vjeçarit shqiptar, Ergys Dashi në Ekuador. Në mediat ekuadoriane kanë publikuar pamjet e restorantit ku u qëllua shqiptari teksa ku i fundit shihet i shtrirë në tokë mes pellgut gjithë gjak. EEEEEEE
Dashi u vra mbrëmjen e së shtunës më 22 janar, në një restorant  në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Rreth orës 19:00 të së shtunës, dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria. Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura