Çifti vritet brutalisht me gurë nga ISIS sepse kishte kryer seks para martesës (FOTO)

Mar 30, 2015 | 18:05
SHPËRNDAJE

ISIS vijon të tmerrojë botën me masakrat e tij! Në imazhet e publikuara sëfundmi shfaqen militantët e Shtetit Islamik në Irak, duke vrarë me gurë një burrë dhe grua, (të cilëve u janë lidhur sytë), pasi u akuzuan se kishin kryer marrëdhënie seksuale para martesës.
[portfolio_slideshow]

Imazhet e publikuara në “MailOnline” janë marrë pranë kalasë së Mosulit në provincën Ninive. Në imazhet tronditëse duket edhe turma e madhe e njerëzve, të mbledhur për të parë se si xhihadistët vrisnin çiftin e pambrojtur.

Një militant i Shtetit Islamik, me një shall të verdhë që i mbulon fytyrën, lexon me një mikrofon urdhrat që akuzojnë çiftin për “imoralitet”.

Teksa gurët lëshohen mbi trupat e viktimave, “pishina” të mëdha të gjakut shfaqen në rrugë, para se përfundimisht burri dhe gruaja të humbin jetën, nga lëndimet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura