Bora Zemani reagon për herë të parë për raportin e krijuar mes ish-partnerit të saj, Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt në “Big Brother VIP”

Oct 18, 2021 | 9:57
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Semi Jaupaj dhe aktori Donald Veshaj janë shfaqur të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke ngritur dyshimet se mes tyre mund të ketë më shumë se shoqëri.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (6)

Pavarësisht se Semi e mohoi diçka të tillë duke thënë se Donaldin e sheh vetëm si shok, veprimet e tyre janë përkthyer nga një pjesë e banorëve dhe e publikut si pëlqim. Afrimiteti i tyre nuk është mirëpritur nga fansat e moderatores Bora Zemani, e cila është ish e dashura e Donaldit dhe njëkohësisht shoqja e ngushtë e Semit.

bora zemani semi jaupaj

Pas gjithë “zhurmës” në rrjete sociale, Bora vendosi që të reagojë për herë të parë për raportin që ka Semi me Donaldin. Moderatorja publikoi në Instastory disa statuse, në të cilat shkruhej:

Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh! Sado të përpiqem të përpiqem të jem indiferente, siç bëj gjithmonë, e kam të pam,undur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë, me lajme, thashetheme e të folura pa takt.

Kam punuar me përulësi që 16 vjeç dhe pa dashur kurrë të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marrë me llafe. Në fakt, kam dashur ta meritoj vëmendjen vetëm nëpërmjet punës time dhe kurrë prej jetës personale.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (5)

Kjo duket edhe nga fakti që duroj shumë duke mos reaguar, sado budallallëqe thuhen dhe shtohen e shtohen përditë. Unë shoh gjithmonë punën dhe jetën time…pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër… aq më tepër duke përdorur apo keqpërdorur dikë tjetër.

Nuk jam rritur në kurriz të askujt e për këtë jam krenare! Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje!

bora zemani (1)

Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla.

E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin! Kaq! E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni!”.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (3) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (4) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (7)

Ndërkohë, Bora është përfolur edhe për një lidhje me një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Atdhe Xharavinë.

Ditën e djeshme, Atdheu foli për raportin që ka me Borën dhe sqaroi një herë e mirë që ata nuk kanë qenë dhe nuk janë të lidhur.

bora zemani atdhe xharavina (2)

Do jap një përgjigje se jam lodhur dhe unë. Në fillim e kam marrë me sportivitet dhe kam thënë hajde se një shaka. Unë isha i ftuar në një emision dhe e thashë një të vërtetë por portalet sërish shkruan çfarë deshën ata, “’tdheu shprehet për Bora Zemanin’.

Ne as nuk kemi gjë dhe as do të kemi gjë bashkë me vajzën në fjalë se besoj i ka hapur probleme dhe asaj, patjetër më ka hapur probleme dhe mua, përderisa ka thashetheme dhe të gjithë e mendojnë që je në një lidhje dhe e mendojnë që je i lidhur, por jo s’ka asgjë dhe as ka patur.”- u shpreh Atdheu.

bora zemani atdhe xharavina (1) bora zemani (3) donald-veshaj-bora-zemani2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura