Berisha u shtrin dorën deputetëve që dolën kundër Bashës: Bashkohuni me ne për konsolidimin e PD, ka vetëm një kusht

Mar 9, 2022 | 13:29
SHPËRNDAJE

Capture

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve demokratë që dolën kundër Lulzim Bashës pas daljes së rezultatit të 6 Marsit të bashkohen me të.  Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen Bashës se nuk e pranojnë opozitën fasadë të Ramës.

Ai tha se ka vetëm një kusht për bashkimin e demokratëve dhe ai është vota e lirë dhe e ndershme.

“Unë mendoj se zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritë para shqiptarëve se Shtëpia e Lirisë në të cilën aleancë PD ka rolin kryesor përbën opozitën e vërtetë shqiptare. 70% e popullit shqiptar voton për Shtëpinë e Lirisë. Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme të 6 marsit me të cilën në këtë ditë qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen e merituar Edi Ramës. Se lojën me fasadë opozitë nuk e pranojnë por e hodhën në kosh të plehrave.

Gjej rastin të ftoj çdo demokrat që të lexojë mesazhin e datës 6 Mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë drejt zgjedhjeve të tjera. Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë dhe Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj qëndrimet e deputetëve. Sapo konstatuan qëndrimin e elektoratit shqiptar se brava opozita është false, ata shpresën qëllimet e tyre të drejta.

Kërkuan vendime të cilat Lul Brava nuk i merr kurë se nuk e lejojnë. I ftoj të bashkohen me PD dhe të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj se ligji dhe i vetmi kusht i këtij bashkimi është edhe mbetet vota e lirë. Kushdo që pranon votën e lirë si mekanizëm, bashkimi mes demokratëve është i mirëpritur të bashkohet me ne”, tha Berisha.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse është gatshëm të krijojë një kongres pajtimi mes tij dhe Lulzim Bashës ku tha se mirëpret çdo propozim që ka në qendër votën e lirë të demokratëve.

Ka pasur një propozim për kongres pajtimi mes jush e Lulzim Bashes a jeni i gatshëm të krijoni një kongres të tillë?

Berisha: Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën e lirë të demokratëve shqiptarë. Unë bëj thirrje jo vetëm demokratëve por çdo shqiptari të kthejë vëmendjen e plotë, votën e lirë, vota e lirë është dinjitet.

A do keni një lëvizje tjetër nëse Basha e injoron dhe këtë garë?

Berisha: Mendoj se zoti Brava ka injoruar veten e tij dhe është injoruar nga elektorati kështu që le ta lëmë në fatin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura